Mike Maignan është lider i padiskutueshëm te Milan. Gardiani me pritjet e tij ka arritur t’i dhutojë pikë të rëndësishme kuqezinjve. Shpesh francezi është lidur me një largim nga “San Siro”, për shkak të interesimeve që ka për të.
Kontrata aktuale e Maignan me Milan përfundon në qershor të vitit 2026. Sipas “FootMercato” bëhet e ditur se për momentin ka ngecur rinovimi me kuqezinjtë. Shkak është bërë paga që lojtari kërkon dhe në këto kushte “heshtja” ka kapluar palët.
Gjithsesi duke parë këtë situatë, janë 4 klube që kanë shfaqur interes për shërbimet e portierit. PSG-ja , Bayern Munich, Chelsea dhe Manchester United janë ekipet që mbajnë një “sy” nga gardiani i Milan.
Kuqezinjtë për të lënë të lirë Maignan kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro. Mbetet të shihet se cili prej ekipeve do të mund të sigurojë shërbimet e francezit, me merkaton e janarit që prite të jetë e zjarrtë.