
Mick Shumakeri është në gjurmët e të atit. Djali i legjendës Michael Shumacher me paraqitjet e tij ka terhequr vëmendjen e Ferrarit për të qenë piloti i së ardhmes. Pasi ka garuar në F4 dhe F3, Mick do të marr pjesë këtë sezon në F2. Sipas BBC ai do të garojë për Ferrarin në këtë kategori pasi të kryej dy testime. Vitin e kaluar Mick Shumaker fitoi Formalua 3 në Europë duke treguar se mund të jetë i gatshëm të garojë dhe në Formula 1.
Vetë skuderia italiane nuk e ka konfirmuar ende këtë marrëveshje, por ka pranuar më parë se interesi për pilotin e ri gjerman ekziston, duke e bërë djalin e legjendës së automobilizmit pjesë të testimeve pos-sezonale vitin e kaluar në Abu Dhabi. Babai i tij arriti të fitone 7 tituja kampion bote, ndërsa tani i takon Mick që të vazhdojë të mbajë lartë mbiemrin e tij në botën e automobilizmit.