Armando Broja
Ndërsa na ndajnë pak minuta para ndeshjes Leeds United – Burnley, e vlefshme për javën e 35-të në Premier League, janë publikuar formacionet zyrtare.
Trajneri i ri te Burnley Michael Jackson ka zbuluar 11-shen, e ku mungon mes titullarëve sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja.
Edhe pse ekipi ku inkuadrohet 25-vjeçari nga Malësia e Madhe ka ndryshuar “timonier”, qasje karshi shqiptarit është e njëjtë, stoli. Gjatë këtij sezoni me Burnley, Armando Broja ka 23 prezenca në Premier League, vetëm 8 si titullar, e përkthyer me 1 gol dhe 1 asist.
Gjatë merkatos verore të vitit 2025, protagonisti në fjalë u largua përfundimisht nga Chelsea për ekipin aktual në këmbim të 23 milionë eurove.
Formacionet zyrtare
Poll
