
Laçi fitoi 2-0 ndaj Vllaznisë në Kurbin, duke u rikthyer te fitorja pas 5 javësh. Për "Oversport" Gentian Mezani do të deklaronte se:
Barazimi? Morëm një 3 pikësh pas disa javësh rezultate negative. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Lojtarët bënë një ndeshje të mirë dhe në pozicionin ku jemi nuk na lejohen më hapa fals.
Eliminimi nga Kupa? Ishte një goditje për ne pasi pretendonim Kupat e Europës. Gjithsesi ky është futbolli. Sot skuadra reagoi shumë mirë dhe sot jam i lumtur që morëm 3 pikët. Dua që skuadra të ketë vazhdimësi në javët në vazhdim. Në këto momente na bën mirë pauza e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares.
Si e rikthyer skuadrën të bënte mirë? Skuadra është përgatitur mirë në këto ditë. Unë kam 4 muaj që jam në krye të Laçit dhe i njoh lojtarët. Kam folur me ta në aspektin psikologjik. Kemi kaluar një ngërç psikologjik dhe pasi fola sot doli pozitiv.
Kjo ndeshje një shembull për 10 sfidat e ardhshme? Unë do t’i referohem çdo ndeshje në varësi të kundërshtarit që do të kemi përballë. Ajo që më duhet mua tani është të flas me çunat dhe të marrim ndeshjet një nga një dhe të largohemi nga situata ku jemi, pasi diferencat nuk janë të mëdha.