Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Messi dhe Ronaldo në "kërcimin" e fundit, zyrtarizohet ndeshja e shumëpritur

Shkruar nga NEWSPORT
Messi dhe Ronaldo në "kërcimin" e fundit, zyrtarizohet
Për të gjithë tifozët anembanë botës një lajm i mirë vjen nga Inter Miami. Të gjithë do të kenë mundësitë që të shikojnë edhe njëherë dy yjet e futbollit kundër njëri-tjetrit. Prej dekadash tashmë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo na kanë dhuruar emocione të mëdhe, duke na emocionuar me golat dhe performancën e tyre. Prej disa vitesh ky rivalitet i i ka munguar futbollit dhe tashmë është zyrtarizuar edhe data kur do të shikojmë argjentinasin përballë portugezit. Është vetë skuadra amerikane që ka njoftuar diçka të tillë, duket bërë të ditur se tashmë Messi- Ronaldo në “kërcimin” e fundit do të jenë më 29 janar 2024 në orën 13:00, kur Inter Miami do të vihet përballë Al Nassr në një ndeshje miqësore.  “Ne do të luajmë dy ndeshje në Arabinë Saudite në Kupën e Sezonit të Riadit si pjesë e turneut tonë të parë ndërkombëtar!. Në një format turneu ku luajnë të gjithë me njëri-tjetrin, ne do të përballemi me fuqitë saudite Al-Hilal dhe Al Nassr FC”, thuhet në njoftim.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga