Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Messi apo Maradona? Finalja madhe një shans i fundit për podiumin e të “ARTËVE”

Shkruar nga NEWSPORT
Messi apo Maradona? Finalja madhe një shans i fundit për podiumin e

Kupa e Botës do të zhvillojë finalen e madhe ditën e sotme në orën 16:00. Një dilemë e madhe që ka ndjekur tifozët në botë është: Messi apo Maradona?

Lojtari që ka arritur të fitojë në karrierën e tij çdo trofe të mundshëm me përjashtim të Kupës së Botës është Messi. Por magjia në fushën e lojës është krahasuar ndër vite me Maradonën dhe nga vetë fakti që i ka munguar trofeu i artë i botës.

Në rast fitoreje ditën e sotme Messi do të bashkohej Peles dhe Maradonës në podiumin më të lartë të futbollit në botë. Rekordet e shumta pritene të thyhen në sfidën e sotme.

Rekordet:

Nëse Lionel Messi luan sot, ai do të kalojë gjermanin, Lothar Matthaus si futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Botëroreve.

Nëse Lionel Messi aktivizohet për të paktën 23 minuta, ai do të kalojë, Paolo Maldinin si njeriu me më shumë minuta të luajtura në historinë e Botëroreve.

Nëse Lionel Messi shënon, do të bëhet lojtari i parë që shënon në të gjitha fazat e Kupës së Botës.

Nëse Lionel Messi dhuron një asist, ai do të kalojë Diego Maradonën si njeriu me më shumë asiste në Kupën e Botës për meshkuj që nga vitin 1966.

Një gol ose asist do ta shohë gjithashtu Lionel Messin të bëhet njeriu i parë që është i përfshirë në 20 gola të Kupës së Botës.

Nëse Lionel Messi shënon dy gola, ai do të thyej rekordin e legjendës braziliane, Pele (12 gola).

Nëse Lionel Messi shpallet Lojtari i Turneut, ai do të bëhet lojtari i parë në historinë e Botëroreve që fiton dy herë këtë çmim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga