
Nijaz Lena ka qenë pjesë e një konference për shtyp paraditen e sotme, para se Kukësi të nisej drejt qytetit verilindor, aty ku nesër do të luajë ndaj Teutës në "Zeqir Ymeri".
“Me Vllazninë nuk luajtëm keq. Krijuam rastet tona dhe në ndeshjet jashtë fushe kjo është e rëndësishme. Na mungoi finalizimi dhe këtë duhet të riparojmë”, deklaroi Lena, i cili vjen në takimin kundër Teutës si "ish" duke qenë se u aktivizua në pjesën e dytë të sezonit të kaluar me "djemtë e detit".
“E njoh këtë skuadër, pasi kam qenë pjesë e saj gjatë sezonit të kaluar. Jam i sigurt se durrsakët do të na hapin vështirësi, por ne nuk duhet ta diskutojmë fitoren dhe t’i dhurojmë tifozëve tanë 3 pikët e para. Pres që tifozët të jenë të shumtë në numër dhe të na ndihmojnë shumë. Titulli? Është herët për të folur”, përfundoi fantazisti i Kukësit.