
Vendi i Fabhinos në njëmbëdhjetëshen startuese të Liverpool mund të kërcënohet sezonin e ardhshëm. “Reds” kanë transferuar Alexis Mac Allister nga Brighton për shumën e 55 milionë paundësh.
Pjesë e skuadrës së Jurgen Klopp këtë verë është bërë edhe mesfushori tjetër Dominik Szoboszlai. Ai u transferua në “Anfield” duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare pasi Liverpool ra dakord t’i paguante Leipzig klauzolën e lirimit të lojtarit prej 60 milionë paundësh.
Meqenëse Mac Allister dhe Szoboszlai janë më sulmues se Fabinho, ata nuk do t’i “ofrojnë” atij konkurencë të drejtpërdrejtë për rolin e tij në mesfushë. Megjithatë brazilianit mund t’i duhet të “kapërcejë” Romeo Lavia për të ruajtur vendin e tij fillestar në sezonin e ardhshëm.
Kjo për shkak se Liverpool po kërkon ta bëjë Lavian nënshkrimin e tretë të ri të mesfushës në afatin kalimtar. Skuadra e Klopp po rivalizon Arsenalin dhe Chelsean për lojtarin e Southampton.