
Edhe pse erdhi me bujë në merkaton e verës, mesfushori malazez Milosh Kërkotiç është drejt largimit nga skuadra e Kukësit kjo për faktin se lojtari nuk ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjen e tij në 16-të javët e luajtura në kampionat.
Duke ditur se Kërkotiç në verë "braktisi" skuadrën e Mlados në Mal të Zi për të nënshkruar me verilindrorët, nëse largohet nga Kukësi mund të mbetet pa skuadër deri në verë kjo për shkak të rregullave të FIFA-s.
Kjo ka bërë që palët të mendojnë arritjen e një marrëveshjeje. Zbulohet se ditët e ardhshme pritet që të lojtari dhe drejtuesit e klubit të ulen në tavolinë për të vendosur për të mirën e të gjithëve. Mundësia më e madhe ekziston që malazezit t'i ulet rroga për të eleminuar mundësinë e largmit gjë e cila do të ishte në interes të të dyja palëve. Kukësi do kishte një mundësi më shumë, ndërsa Kërkotiç nuk do të mbetej pas skuadër.