
Mesfushori i Kombëtares sonë Endri Çekiçi është aktualisht pa ekip dhe është një futbollist i lirë. Lojtari nuk rinovoi me klubin turk të Konyaspor teksa po mendon për një aventurë të re në karrierë.
Për 26-vjeçarin ka interes edhe nga klubet e tjera turke, por mesa duket mesfushori kërkon të provojë një kampionat tjetër, me atë anglezin si favorit. Sipas mediave britanike skuadra e Cardiff ka shfaqur interes për lojtarin kuqezi. Ekipi anglez militon në Championship.
Kujtojmë që aty ish-lojtari i Konyaspor do të gjente edhe një lojtar me emër siç është Aaron Ramsey, i cili ka luajtur me ekipe si Arsenal dhe Juventus.
Poll