Stefano Fiore është në hetim për një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 17 prill në Romë. Ish-futbollisti i Lacios dhe Kombëtares së Italisë ishte duke udhëtuar me familjen e tij (bashkëshorten dhe dy vajzat), ndërsa automjeti me të cilin udhëtonte ka frenuar papritur, çka solli përplasje zinxhir mes automjeteve të tjera.
Nga ky aksident u plagosën 12 persona, mes tyre edhe 22-vjeçari i cili ndërroi jetë 24 orë pas shtrimit në spital.
Autoritetet italiane kanë zbardhur intensitetin e aksidentit, i cili mund të jetë shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë, që detyroi më pas ish-futbollistin e Lacios, Stefano Fiore të ndalonte në mënyrë të papritur.
42-vjeçari tashmë është në hetim për vrasje. Lajmin e ka raportuar “Corriere della Sera” duke shkuar edhe më tej kur shkruan se Fiore ka qenë në gjendje të dehur në moentin e aksidentit.
Stefano Fiore, përveçse me Lacion ka luajtur edhe me skuadra të tjera të Serisë A si, Parma, Fiorentina dhe Udinese. Gjithashtu ai është aktivizuar edhe me Valencian në La Liga, ndërsa me kombëtaren e Italisë ka luajtur 38 ndeshje.
[caption id="attachment_104105" align="alignnone" width="570"] Stefano Fiore[/caption]