Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Thirrjet raciste dhe mesazhet provokuese anti- Kosovë, reagon Federata e Futbollit: E papranueshme, do të marrim hapa konkret

Shkruar nga NEWSPORT
Thirrjet raciste dhe mesazhet provokuese anti- Kosovë, reagon Federata e
FFK

Tifozët serb nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ndonjëherë. Pavarësisht se rrezikojnë përjashtimin nga garat ndërkombëtare, sërish tifozët e Serbisë në sfidën ndaj Shqipërisë thonin në kor thirrje raciste.

Ndërsa nuk munguar edhe mesazhet dhe sjelljet e tyre provokuese ndaj Kosovës. Shpesh dëgjohej gjatë ndeshjes “Kosova është Serbi”, por asnjë reagim nga UEFA dhe FIFA.

Por Federata e Futbollit të Kosovës ka ardhur me një reagim, ku dënojnë gjuhën e urretjes dhe mesazhet raciste e provokuese ndaj tyre.

“Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në kor kundër Kosovës dhe mesazhet provokuese të shfaqura në tribunat e stadiumit të Leskovcit me flamurin serb mbi hartën e Kosovës gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Këto skena për fat të keq nuk janë të reja në stadiumet serbe, ku nxitja e urrejtjes dhe mesazhet fyese ndaj shteteve fqinje vazhdojnë të përsëriten pa ndëshkim të mjaftueshëm. FFK vlerëson se veprime të tilla bien ndesh me frymën sportive, me parimet e respektit dhe me vlerat që UEFA dhe FIFA përfaqësojnë.

Në këtë drejtim, FFK do të paraqesë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar që të ndërmerren masa të qarta dhe të rrepta ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për këto akte të përsëritura, që dëmtojnë imazhin e futbollit dhe cenojnë parimet e UEFA-s dhe FIFA-s. Njëkohësisht, Federata e Futbollit e Kosovës uron Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren e merituar 1:0 ndaj Serbisë, një fitore që pasqyron karakterin, përkushtimin dhe forcën e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë me dinjitet vlerat e sportit, të respektit dhe të barazisë mes popujve, duke kërkuar që çdo fushë futbolli në  Evropë të jetë vend i lojës dhe jo i urrejtjes”,  shkruhet në postim.

Poll

Lexo gjithashtu