
"Pusho në paqe, Xana e vogël!".
Njoftimi është tronditës, por përpara dinjitetit, ish-trajneri i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Luis Enrique e fsheh pikëllimin e tij. Bota e sportit mori një lajm të hidhur mbrëmjen e djeshme, teksa Luis Enrique njoftoi se vajza e tij vetëm 9 vjeçe ishte ndarë nga jeta.
Vajza 9 vjeçare vdiq nga një osteosarkomë, pasi luftoi për pesë muaj kundër sëmundjes së tmerrshme. Një lajm që solidarizon gjithë botën e futbollit, ku nuk munguan me mesazhet e tyre ngushëlluese.
Nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez te Barcelona, nga Reali i Madridit te Federata Spanjolle e Futbollit, nga Nadal te Roma janë vetëm disa nga mesazhet solidarizuesë që erdhën në adresë të Enrique për këtë humbje të papritur.
"Nuk kam fjalë", -shkruan Sanchez, teksa Sergio Ramos vijon: "Xana do të jetë ylli ynë. Ne bashkohemi me dhimbjen e familjes Martinez Cullell dhe dëshirojmë të ndajmë mirënjohjen tonë për shembullin e tij të paharrueshëm të dashurisë dhe butësisë."