
Thomas Muller është në udhëkryq për të ardhmen e tij. Mesfushori gjerman ka përpara një mundësi rinovimi të kontratës deri në 2025 me Bayern Munich ose një largim pas gati 2 dekadash në Bavari.
Nëse rinovon, fantazisti pritet t’i japë fund futbollit të luajtur në përfundim të kontratës, ndërsa në Gjermani raportohet një mundësi kalimi te Milani. Klubi kuqezi kërkon një ekspert në ekip që të bëjë atë që Giroud e Ibrahimovic bënë vitet e fundit duke marrë barrën e presionit nga të rinjtë që ata të lulëzojnë.
Sipas BILD, klubi italian po bën sondazhe për 34-vjeçarin për një lëvizje të mundshme në merkaton e verës.
Poll