
Valon Behrami ka konfirmuar që do të jetë përsëri pjesë e skuadrës së Zvicrës. Mesfushori nga Kosova ka deklaruar që 4-vjeç ai ka pasur një qëllim, të bëjë krenar Zvicrën.
“Kam ardhur në Zvicër në moshën katër vjeçare,” thotë Behrami.
“Kam kërkuar që në çdo moment të bëj krenar Zvicrën, në çdo sekondë që kam luajtur në fushë", shton ai mes lotësh.
“Çfarë më pëlqen më shumë është se njerëzit e kanë kuptuar kush jam unë. Dhe se ata kanë ndryshuar mendimin për mua.”
Në lidhje me aktivizimin e tij të mundshëm për ndeshjet kualifikuese të Botërorit, ai theksoi që do të marrë mendimin e familjes, megjithatë me shumë gjasa ai do vazhdojë të luajë për Zvicrën pasi këtë e tha edhe presidenti i Federatës së Futbollit Zvicerian, Peter Gillieron.
“Behrami është lojtar kyç për Zvicrën. Ai jep gjithçka në fushë për kombëtaren,” tha kreu i FFZ.