Skiatori kosovar, Albin Tahiri ka mbyllur me sukses garën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, ku ka arritur të fitojë një pozicion të mirë në garën e zhvilluar.
Tahiri arriti të rendijet në vendin e 39-të nga 108 sportistë që ishin në total, pozicion ky i favorshëm për skiatorin kosovar. Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda. Në lëshimin e parë garuesi nga Kosova arriti të pozicionohej në vendin e 48-të, garë në të cilën medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda.
Medalja e argjendtë shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen 1:39.33 sek, ndërsa në vendin e tretë u rendit austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sek që fitoi dhe medaljen e bronztë.