
Merkatoja e janarit prite me interes edhe te Barcelona, pasi disa lojtarë mund të largohen nga “Camp Nou” gjatë kësaj periudhe. Katalanasit tashmë dihet se kanë edhe probleme financiare, teksa nuk pritet të bëjnë çmenduri.
Presidenti Joan Laporta tha së fundmi se klubi i tij nuk pret të shtojë më shumë lojtarë në skuadër në mes të sezonit 2022-2023. Klubi pritet të jetë aktiv verën e ardhshme, por me shumë gjasa do të duhet të bëjnë të paktën një shitje të madhe në mënyrë që të mbledhin fondet e nevojshme për t’u përforcuar.
Sipas “Sport” raportohet se Xavi Hernandez ka 6 lojtarë që i ka të paprekshëm, mbi të cilët do të ndërtohet edhe formacioni për pjesën tjetër të sezonit, me klubin që nuk do të presë asnjë ofertë drejt tyre.
Robert Lewandowski, Pedri, Gavi, Jules Kounde, Ansu Fati dhe Ronald Araujo thuhet se janë pjesë e kësaj liste, që për teknikun e katalanasve nuk do të duhet të lëvizin.