Nertil Hoxha është një futbollist i Kamzës. Mbrojtësi i majtë u largua nga Flamurtari pak ditë më parë, ndërsa sot mësohet se ka gjetur akordin me skuadrën që kryeson Grupin A në Kategorinë e Parë.
Ish-futbollisti i Partizanit U19 do të jetë përforcimi i parë për ekipin e trajnerit Bledar Devolli. 20-vjeçari shihet si një lojtar premtues nga drejtuesit e klubit të Kamzës dhe tashmë do të jetë në shërbim të skuadrës që këtë sezon pretendon me çdo kusht ngjitjen në Superligë.
[caption id="attachment_70451" align="alignnone" width="495"] Nertil Hoxha[/caption]
Poll