Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Merkato/ Talenti i skuadrës së Superligës drejt kampionatit të Çekisë

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato/ Talenti i skuadrës së Superligës drejt kampionatit

Ron Gashi, futbollisti i talentuar i skuadrës së Lirisë në Superligën e Kosovës mund të kalojë në kampionatin çek, te ekipi i FC Zlin.

Vëzhguesit e klubit çek, sipas mediave kosovare e kanë ndjekur 18-vjeçarin në ndeshjet kundër Prishtinës dhe Llapit, duke iu lënë një përshtypje shumë pozitive.

Patrik Doqi, ish-futbollisti i skuadrës së Lirisë është duke biseduar dhe po ndërmejtëson transferimin e Gashit te FC Zlin.

Më datë 20 janar, së bashku me menaxherin Rafael Frrokaj, ai i ka fiksuar Gashit një provë që do të zgjatë deri në muajin mars.

Mesfushori Gashi ka marrë aprovimin e klubit të Lirisë për të kryer këtë provë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga