Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Merkato dhe ardhmja, zyrtari i dinamovitëve tregon planin e drejtuesve italianë: Do të kërkojmë të luajmë në stadiumin "Dinamo", po trajtohemi si të njerkës

Shkruar nga NEWSPORT
Merkato dhe ardhmja, zyrtari i dinamovitëve tregon planin e drejtuesve

Dinamo arriti të merrte fitoren e parë në kampionat këtë javë ndaj Tërbunit me rezultatin 2-0.  Një fitore që vjen pas 10 javësh kampionat dhe dinamovitët renditen në vendin fundit me 5 pikë. Prej disa muajsh, klubi kryeqytetas është marrë nën administrim nga investitorët italian që kanë një projekt serioz për rikthimin e Dinamos në elitën e futbollit shqiptar.

Edmond Muhametaj, zyrtar i FK Dinamo, ishte i ftuar pasditen e sotme në Rtsh - E Hëna Sportive. Ai foli për klubin blu dhe për të ardhmen e ekipit ku ndër të tjera u shpreh:

"Investitorët italianë zgjodhën Dinamon sepse Dinamo është brand dhe histori në futbollin shqiptar. Besojmë tek ata, duke qënë se janë njerëz seriozë në biznes si dhe kanë qënë figura të mëdha të futbollit italian.

Akademia është një prej prioriteteve kryesore të drejtuesve. Dinamo do të jetë klubi i parë ku akademia, duke filluar nga U-17 dhe U-19, prej Janarit dhe në vazhdim, të gjitha shpenzimet do t'iu mbulohen nga klubi. Po shikohet mundësia që prindërit e këtyre fëmijëve në akademi mos të paguajnë më kuotë mujore, por përkundrazi, lojtarët më të dalluar të stimulohen nga klubi edhe me rroga mujore!

Po shikohet mundësia për të krijuar ekipin e Dinamos edhe në futbollin e femrave.

Po ndërmerren hapa për të gjetur një sistemim të përhershëm për klubin.

Do ketë komunikim me kryeministrin, për të gjetur nje hapësirë ku të ndërtohet një kompleks sportiv për Dinamon, ashtu si ndodhi edhe me Partizanin.

Në vazhdim, do të kërkojmë të luajmë tek stadiumi "Dinamo" pasi deri më tani po trajtohemi si "të njerkës". Si ekip i keyeqytetit, meritojmë të luajmë edhe ne aty.

Sa i përket merkatos, në Janar ekipi do të përforcohet me lojtare nga Italia, kampionati vendas si edhe nga Kosova.

Do të kërkohet maksimumi në çdo ndeshje, sidomos në këto tre ndeshje që kanë mbetur deri në fund të muajit. Klubi dërgoi vëzhgues për të parë edhe Shkumbinin në Burrel javën e fundit.

Objektivi fillestar është të shpëtojmë sezonin aktual e më pas të rindërtojmë Dinamon e madhe!"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga