Spanja u mund dje nga Skocia në Glasgoë me rezultatin 2-0. Dy golat u shënuan nga mesfushori i Manchester United Scott McTominay. Kjo disfatë ishte zhgënjyese për spanjollët pasi ata prisnin të merrnin një tjetër fitore pas asaj me Norvegjinë. Pas takimit në Skoci foli mesfushori i spanjollëve Rodri.
Ai u shfaq shumë i frustruar nga mënyra e lojës së skuadrës skoceze. “Është mënyra e lojës së tyre, është e shpifur pasi ata vetëm humbisnin kohë... Ata na provokuan... gjithmonë rrëzoheshin dhe kjo për mua nuk është futboll”.