
Franca fitoi në sfidën e fundit të vlefshme për EURO 2020, ndaj Shqipërisë në EURO 2020 me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes për Supersport, foli mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy. Në fjalën e tij francezi foli pozitivisht mbi ndeshjen e bërë nga Shqipëria.
"Ishte një ndeshje e vështirë. Sepse ne luanim jashtë. Ishte hera e parë që Shqipëria luante në këtë stadium dhe ishin më të motivuar. Na vjen keq që Shqipëria humbi në këtë ndeshje të parë. Nga atmosfera e krijuar u vendosëm pak në vështirësi.
Shqipëria luajti shumë mirë. Bën presing shumë lartë. Është hera e parë që ne luajmë kështu. Për lojtarët tanë ishte e vështirë. Për ne ishte shumë e rëndëishme që të fitonim këtë ndeshje sepse donim vendin e parë", u shpreh Mendy