
Ahmet Bulut, menaxheri i futbollistit të Barcelonës, Arda Turan, konfiromon se ku do ta vazhdoje karrierën mesfushori. Ai shpjegon se 30- vjeçari nuk ka ndërmend të leviz nga klubi katalanas.
" Arda do të vazhdojë me Barcelonën. Ai nuk ka plane për t’u larguar dhe është shumë i lumtur këtu" shprehet agjenti Bulut.
Turan ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll deri në viti 2021. Futbollisti ka luajtur vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit të Barcelonës por mesfushori nuk e ka forcuar veten si një opsion për të zëvëndësuar Neymar ose Messi kur kanë nevojë për pushim.
Poll