
Pas ardhjes së Nicolas Jackson në “Stamford Bridge” duket se e ardhmja e Armando Brojës është gjithnjë e më larg Chelseat. Pas shumë lojtarëve të larguar nga “Blutë e Londrës” duket se i radhës është 21-vjeçari i Kombëtares sonë.
Broja i mungon fushave të blerta që nga Kupa e Botës, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Edhe pse e la pas dëmtimin dhe është i gatshëm të marrë urdhërat e Mauricio Pochettino-s, shqiptari duket se nuk dëshirohet në ekip nga ky i fundit.
Përfaqësuesit e Armando Brojës po shikojnë për mundësitë dhe ofertat që vijnë në drejtim të lojtarit. Katër janë ekipet e bëra të ditura që janë të interesuara për sulmuesin shqiptar. Burnley, West Ham, Crystal Palace dhe Brentford janë të gatshëm të bëjnë ofertë për Brojën. Nuk përjashtohet që Broja të huazohet përsëri, por në rast largimi, lojtari dëshiron transferim të përhershëm.