Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Më telefonoi për të zbritur nga avioni”, Florenzi tregon bisedën me Milan dhe kalimin në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
“Më telefonoi për të zbritur nga avioni”, Florenzi

Lojtari i Milan, Alessandro Florenzi ka treguar për La Gazzetta dello Sport se pasi kishte dhënë fjalën të kalonte te Valencia ka marrë një telefonatë nga Massara, që e ftonte te Milan.

Ish-kapiteni i Romës tregon se iu kërkua të zbriste nga avioni, ndërsa vetë lojtari luajti në La Liga, për të veshur më pas fanellën e Milan, me të cilën u shpall edhe kampion i Italisë sezonin e shkuar.

“Pse lindi një lidhje kaq e fortë me Milanin? Sepse Milani më besoi kur pakkush do ta bënte. Më duhet të falënderoj veçanërisht Ricky Massara, i cili më njihte, por shpresoja që edhe Paolo-s (Maldinit) t'i pëlqeja.

Atëherë Milani më kishte kërkuar. Kur Boban ishte në klub, në janar 2020, unë ia kisha dhënë fjalën Valencias para dy ditëve. Boban më tha: "Nuk do ta ndërrosh aeroplanin?". Unë i thashë Massara: "Ricky, të dua, por e dhashë një fjalë. Nëse duhet të ndodhë, do bëhet më pas ". Tani ka ndodhur”, tha Florenzi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga