Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Me RONALDON nuk ka më vend për legjendat, lojtari "simbol" i JUVENTUS largohet pas 25 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
Me RONALDON nuk ka më vend për legjendat, lojtari "simbol" i

Ardhja e Kristiano Ronaldos duket se ka ngushtuar së tepërmi hapësirat në mesfushën e Juventus. Kjo ka bërë që largimet të jenë të shumta, por natyrshëm që pak veta e prisnin që pjesë e këtij eksodi të ishte dhe Klaudio Markizio.

Legjenda e "Zonjë së vjetër" i ka dhënë sot zyrtarisht lamtumirën torinezëve, pas 25 vitesh me fanelën bardhezi duke përfshirë dhe ekipet e moshave. Mesfushori 32-vjeçar prej dy sezonesh e kishte humbur rolin e titullarit, e tashmë ka vendosur të nis një aventurë të re, e me shumë mundësi të fundit në karrierën e tij si futbollist në Kanada me Montreal Impact.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Juventus, me Markizio që bëhet lojtari i rradhës simbol i "Zebrave" që tashmë nuk do jetë më pjesë e skuadrës në sezonin e ri pas portierit Bufon. Ai u bashkua me ekipin e parë në vitin 2005, e që atëhere ka luajtur 294 ndeshje me fanelën me numrin 8 mbi shpinë, duke shënuar dhe 33 gola.

[gallery columns="1" size="full" ids="268846"]

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga