
Harry Kane do jetë gati kur kampionati anglez të rifillojë. Kështu shkruajnë sot mediat angleze, me rikuperimin e sulmuesit të Tottenham që ka hyrë në fazën finale të saj. "Unë jam mirë, po punoj çdo ditë që të rikthehem në fushë. Me interes të madh po pres të shoh se çfarë do ndodhë me sezonin. Mendoj dhe besoj se do jem gati pas dy ose tre javësh" - mësohet të ketë thënë Harry Kane.
Lajm i mirë ky për Mourinhon që do ketë në dispozicion një nga sulmuesit më të mirë.
Mungesa e tij i ka kushtuar jo pak Tottenhamit, ku londinezët e shohin veten jashtë Championsit. Beteja në kampionat vazhdon, ku pezullimi i Cityt bën që edhe vendi i pestë të presë "biletën" për kompeticionin më të mëdhenjë për klube.Sa i përket Son, akoma nuk ka asnjë të re.