Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Më mirë të ikte për plazh”, mediat italiane “masakrojnë” Kumbullën: Shkatërroi gjithçka

Shkruar nga NEWSPORT
“Më mirë të ikte për plazh”, mediat italiane

Marash Kumbulla e nisi si titullar ndeshjen e sotme përballë Sassuolos duke fituar besimin e trajnerit Mourinho pas golit të shënuar në Europa League me Real Sociedad. Në fundin e pjesës së parë ai ia ka dalë të bëhet protagonist por për keq kësaj rradhe teksa është larguar me karton të kuq pas një episodi ku e lanë nervat dhe goditi me shkelm Berardin. Kjo goditje solli edhe penalltinë e Sassuolos që i dërgoi shifrat në 1-3 me ndeshjen më pas që përfundoi me humbjen 3-4.

Pas ndeshjes, mediat italiane kanë masakruar mbrojtësin shqiptar teksa e cilësojnë si fajtorin kryesor për humbjen e sotme.

TuttoMercatoWeb shkroi se do të ishte më mirë për Romën sikur Kumbulla të bënte plazh sot meqë koha ishte e bukur dhe i ka vënë notën, 3, më të ultën. Në media të tjera fjalën janë të njëjta: Shkaktari për humbjen, prishi lojën e skuadrës.

Kjo e sotmja ishte një ditë për t’u harruar nga Kumbulla.

Momenti i kartonit të kuq të Kumbullës:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga