
Zlatan Ibrahimoviç është kthyer ditën e sotme në Itali. Sulmuesi suedez ka zbarkuar në Milano, ndërsa ishte i pajisur me maskë mbrojtëse. Rreth orës 19:35 ai ka mbërritur në Malpensa duke u nisur menjëherë më pas drejt qendrës sportive, ku do të karantinohet për 14 ditë.
Gjatë këtyre ditëve shtatlarti është përgatitur me Hammarbyn dhe pritet që të jetë në formë nëse pjesa e mbetur e sezonit të vazhdojë. Ende nuk dihet e ardhmja e tij, pasi shumë zëra e kanë larguar atë nga kuqezinjtë.
Poll