Ditën e djeshme është mbyllur turneu “Master 2019” I tenisit në Shqipëri për femra dhe meshkuj. Një turne që është zhvilluar Qendrën Kombëtare të Tenisit NSP dhe ka nxjerrë dy fituest. Mario Zili ka fituar turneu për meshkuj duke mundur në finale Genajn Shyphejan, ndërsa në turneun për femra fituese është shpallur Gresi Bajri. Ky turne mbarte edhe nëj çmim prej 1500 dollarësh ku fituesit kanë marrë nga 500 dollarë ndërsa dy finalistët e tjerë nga 250 dollarë. Njoftimi është bërë në faqen e zyrtare të Federatës së tenisit në Shqipëri.
Postimi i Federatës së tenisit:
Në Qendrën Kombëtare të Tenisit në NSP, përfundoi dje Turneu më i rëndësishëm për të Rritur (Meshkuj/Femra) “Masters 2019”. Pas një lufte të fortë sportive, turneu u fitua nga Mario Zili i cili mundi Genajd Shyphejan me rezultatin 2-1. Ndërsa për femra, Gresi Bajri mundi me rezultatin 2-0 Brunilda Mrrukun. Turneu mbarte një çmim prej 1500 dollarësh, ku fituesit meshkuj dhe femra ndanë nga 500 dollarë secili, ndërsa finalistët nga 250 dollarë.