
Teuta ka luajtur ditën e sotme miqësoren e parë në Ohër. Prej më shumë se një jave kampionët e Superligës së Shqipërisë po kryejnë fazën përgatitore në Ohër, ndërsa sot kanë sfiduar Sileksin në një ndeshje miqësore.
Sfida është mbyllur me rezultatin minimal 0-1 për Teutën, falë një goli të shënuar që në mintuën e 20-të nga Emiliano Vila. Një test pozitiv për Teutën që tregon "forcën" ndaj skuadrës maqedonase.
Formacioni i Teutës: Frasheri, (46'Çeleski 80'Dema) Jackson, Arapi (c), (65' Plaku) Hoxha, (35' Karabeci) Todorvksi, (65' Bici) Aleksi, (60'Jazxhi) Daja, (65 Avdyli) E.Vila, (65'L.Beqja) Bregu, (65' Zogaj) L.Vila,(65'Kapllani) Krasniqi.
Poll