
Tirana ka prezantuar mbrëmjen e sotme Kristijan Toshevskin. Mbrojtësi vjen nga Maqedonia e Veriut dhe ka nënshkruar për 2 sezone, ndërsa është projektuar për të zëvendësuar të larguarin Albi Doka.
Lojtari ka luajtur me Vardar sezonin e fundit, ndërsa aktivizohet në të gjitha pozicionet e mbrojtjes. Me Kombëtaren maqedone, Toshevski ka zhvilluar 8 takime. Toshevski në sezonin e fundit zhvilloi 22 paraqitje duke shënuar 1 gol dhe dhënë 2 assist, për të qenë një nga lojtarët kyç që I dhanë titullin Vardarit. Më herët 26 vjeçari ka luajtur me Teteksin dhe Pelisteri.
Kështu, Tirana bën përforcimin e tretë këtë merkato, pasi më herët janë prezantuar edhe Albijon Avdijaj dhe Ardit Toli.
Poll