
Cosenza mori një pikë me shumë vlera në një transfertë të vështirë si ajo e Veronës dhe kjo falë edhe Kastriot Dermakut. Mbrojtësi I kombëtares shqiptare dha asistin e golit të dytë në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në Verona përballë vendasve.
Një krosim nga këndi shkaktoi rrëmujë në zonën e Veronës, me Dermakun që përfitoi nga kjo pakujdesi për të shërbyer për Idda. Nga fare pranë, 30 vjeçari nuk gaboi duke I dhënë një pikë me mjaft vlerë Cosenza, e cila me këtë pikë lë zonën e ftohtë në tabelë.
Kujtojmë që Dermaku është një lojtar mjaft I rëndësishëm te Cosenza, ku ka luajtur 19 nga 20 takimet e Seria B. Paraqitje këto që mund t'I shërbejnë 27 vjeçarit për tu rikthyer edhe në kombëtare, me të cilën ishte pjesë në ndeshjet e fundit të vitit 2018.