Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbrojtës kroat për mbrojtjen e Vllaznisë?

Shkruar nga NEWSPORT

Trajneri Armando Cungu gjatë ditëve të fundit ka shprehur vetëm pakënaqësi për skuadrën e tij, sidomos për merkaton dhe për lojtarët që vijnë në provë. Ai ka hedhur poshtë shumë alternativa, duke kërkuar gjithnjë futbollistë cilësorë, por edhe me kosto të ulët.

bukiGazeta "Panorama Sport" zbulon se në ditët në vijim te shkodranët mund të firmosë kroati që është aktivizuar me Laçin, Stipe Buljan. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar që ka luajtur gjashtë sezone te Laçi është lojtar i lirë, ndërsa Cungu e njeh mjaft mirë, pasi ka punuar për një vit e gjysmë me të.

"Ne jemi në pritje të një lojtari cilësor në mbrojtje. Por, jo vetëm në këtë repart do të kemi përforcime. Dua të them se nuk është asnjë nga alternativat që janë përfolur këto ditë", shprehu Cungu, i cili hedh poshtë alternativat Vidoviç dhe Pashaj.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga