Pas arritjes së objektivit, kualifikimit në EURO 2024, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nisur puna për pjesëmarrjen në këtë kompeticion madhor. Dje, presidenti Armand Duka tregoi se kishte pasur një takim me stafin teknik të kuqezinjve, por edhe me një pjesë të administratës, ku i falënderonte të gjithë pa përjashtim për punën e jashtëzakonshme.
Por, në fotot e publikuara në kanalin zyrtar të kreut të FSHF-së, në një laptop bie në sy një detaj. Siç shihet, Sylvinho dhe presidenti po shohin një dhomë hoteli që me siguri duhet të jetë në Gjermani. Lojtarët dhe stafi teknik duhet të jenë sa më komodë për të dhënë maksimumin e tyre në EURO 2024.
E kësisoj, ata siç duket kanë qenë duke zgjedhur hotelin për europianin që do të mbahet në Gjermani në vitin e ardhshëm. Interesi pritet të jetë i madh dhe nga ana e tifozëve që do të mbushin shkallët e stadiumeve kudo që do të luajë Kombëtarja jonë.
[caption id="attachment_713231" align="alignnone" width="402"] Hoteli në laptop[/caption]