Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Qendërmbrojtësi kuqezi mbetet pa skuadër

Shkruar nga NEWSPORT
Qendërmbrojtësi kuqezi mbetet pa skuadër

Frederik Veseli nuk do të jetë më pjesë e Luganos. Qendërmbrojtësi kuqezi së bashku me drejtuesit e Luganos nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje për të rinovuar kontratën. Në këtë mënyrë mbrojtësi i kombëtares tonë është pa skuadër dhe ndërkohë po shikohet mundësia për gjetjen e një skuadre të re.

23-vjeçari i lindur në Zvicër ka qenë titullar i padiskutueshëm te Lugano. Ai është aktivizuar në 33 ndeshje, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Veseli ishte lojtari më i përfolur në kombëtaren kuqezi gjatë Europianit, pasi De Biazi e përfshiu në listën e lojtarëve që do të merrnin pjesë në atë kompeticion.

[gallery columns="1" size="full" ids="442"]

Poll

Lexo gjithashtu