Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

Mbani frymën miq…po vjen Tirona

Shkruar nga NEWSPORT

Nga Ilir Hoxholli

Jam i bindur që çdo kush mbetet i shokuar kur shikon ekipin e Tironës të luftojë për mbijetesë. Ata që e njohin historinë e këtij klubi ndjehen të zhgënjyer dhe realiteti të vret më shumë se vetë futbolli. Personalisht jam "armik" për 90 minuta i Partizanit.

Por jam mërzitur kur nuk ishte më në superligë. Nuk mund ta kuptoja kampionatin pa ndeshjen mes Tironës dhe Partizanit, pse jo dhe Dinamos, nuk mund ta kuptoj edhe pse rikthimi i Partizanit në bilanc ndaj Tironës ka qenë në favor të ekipit të kuq.

Sot ndodhemi përballë për ta humbur këtë ndeshje dhe jo nëpërmjet futbollit, sepse ky i fundit ka kohë që po lëngon i sëmurë në shtrat. Shikoj ndeshje deri në min e 98' për të parë një gol, që sipas komenteve shënohet me dorë. Shikoj një ndeshje të luftuar që në fund e vendos arbitri.

Nëse ti gabon aq shumë që me gjithë dashamirësinë time për ta quajtur gabim njerëzor, ti nuk duhet të arbitrosh më. Nuk është ndonjë hata edhe nëse Tirona bie nga kategoria por a e meriton vërtetë? Tirona ka mëkatet e veta në këtë matematikë kombinacionesh, por kurrë më të mëdha se disa ekipe që rrezikojnë mbijetesën dhe sot fitojnë me shifra vollejbolli.

Asnjë penallti, me dorë në zonë, me faulle, për Tironën duket sikur të tërë arbitrat bien dakort. Nuk po përpiqem të akuzoj askënd, por ç'ti bëj fakteve që janë aq kokëfortë. Dikush mund të thotë që Tirona e meriton rënien, po them edhe unë, por jo më shumë se disa skuadra të tjera që po luftojnë për mbijetesë.

Lëreni këtë skuadër të qetë, lëreni se historia e saj është më e rëndë se një preferencë e juaja, lëreni se kryeqyteti po lëngon e historia do t'ju gjykojë si gjygjtarë të turpit. Tirona ka hallet e saja, në këtë moment ju po e shtyni drejt greminës.

Tirona nuk është thjesht një emër, është një histori, ku pranohet edhe të ndryshojë, por lëreni të ndryshojë vetë, se historia nuk çbëhet dhe shkruhet me anonimë, ajo brenda saj ka Ajaksin, Bajernin, ka krenarinë e një fanelle si të çdo skuadre tjetër por me një peshë që mbush stadiumet, që i përshtatet thënies së Shakohoxhës: "Mbani frymën miq..." po vjen Tirona!

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga