Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Max Verstappen përfundon në spital, drejtori i Red Bull akuzon Hamilton për aksidentin: Ishte faji i tij, shpresoj të merreni me të në mënyrën e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Max Verstappen përfundon në spital, drejtori i Red Bull akuzon

Max Verstappen, piloti i Red Bull e mbylli garën e sotme në Britani pas vetëm një xhiro. Hollandezi u përplas nga mbrapa nga Hamilton gjatë një kthesë dhe përfundoi jashtë pistës duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Pas aksidentit, Verstappen u dërgua menjëherë në spital për analiza më të detajuara edhe pse nuk pësoi një dëmtim serioz. Pas garës, drejtori i Red Bull, Kristian Horner akuzoi Hamilton si fajtor të këtij aksidenti të frikshëm që mund të kishte pesoja edhe më të rëndë.

"Në atë kthesë nuk duhet t'i qëndrosh kundërshtarit pranë, çdo shofer që ka pilotuar në këtë pistë e di rrezikshmërinë e asaj kthese. Ishte 100% këndi i Verstapen. Për mua, faji i përket totalisht Hamiltonit, i cili nuk duhej të ishte afruar në atë mënyrë.

Mund të kishte qenë aksident masiv, falënderoj Zotin që nuk u dëmtua shumë Verstapen, shpresoj të merreni me të në mënyrën e duhur", tha i irrituar Horner. Hamilton edhe pse u penalizua me 10 sekonda për këtë aksident arriti që të fitonte garën e Çmimit të Madh të Britanisë pasi dt xhiro nga fundit parakaloi Leclerc që kryesonte garën për shumë xhiro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga