
Gjykata sportive në Itali ka dënuar me 2 ndeshje pezullim trajnerin e Interit, Antonio Conte. Gjithçka ka të bëjë me revoltën ndaj arbitrt Maresca, në atë barazim pa gola në Friuli me Udinesen. Situata ka vijuar edhe në dhomat e zhveshjes, ku ka patur tension. Jo vetëm kaq, pasi gjoba për "timonierin" është 20 mijë euro.
Në këto kushte, numri një i stolit zikaltër mungon në ndeshjet ndaj Fiorentinës dhe Beneventos, të vlefshme për kampionatin italian. Mungesë e rëndësishme kjo për ekipin nga Milano, sidomos në një moment të tillë. Kujtojmë që Interi ka në program sot një ndeshje me Milanin, në kuadër të Kupës së Italisë.
Poll