
Klubi i Inter i drejtuar nga Antonio Conte është duke bërë një sezon pozitiv deri më tani, por tekniku italian ka vendosur kushte për përforcime të rëndësishme në repartet e ekipit. Zikaltërit përveç një sulmuesi, janë të interesuar në gjetjen edhe të një mbrojtësi krahu.
Dëshira e madhe e Antonio Conte është Marcos Alonso, por zikaltërit janë duke përgatitur alternativën tjetër, pasi çmimi i kartonit prej 40 milion euro për spanjollin janë shumë. Në listën e interesimeve për klubin zikaltër ka dal mbrojtësi i krahut të majtë tek PSG, Kurzava të cilit i përfundon kontrata me parisienët.
Poll