
Diego Armando Maradona nuk është më trajner i Gimnasia. Lajmi është bërë publik vetëm pak çaste më parë, me ish kampionin e botës që nuk i ka kapur tre muajt në drejtimin e skuadrës argjentinase. Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit, Gabriel Pellegrino. Për një radio vendase ai u shpreh, "Maradona nuk është më trajner i Gimnasia", duke e lënë klubin e Superligës argjentinase në vendet e fundit të klasifikimit.
59 vjeçari ka drejtuar disa klube jashtë vendi të lindjes, teksa më herët ka qenë trajner në Katar dhe Meksikë. Ish kampioni i botës me Argjentinën në 1986, më herët ka drejtuar edhe Kombëtaren e shtetit të tij, duke u dorëhequr pas Kupës së Botës 2010. Në 10 ndeshje me Gimnasia, ai arriti të fitonte vetëm tre të tilla.