Një lajm thuajse i pabesueshëm vjen nga Maqedonia e Veriut teksa klubi shqiptar, Gostivari është në bisedime me Luis Nanin. Është portal ‘Makfudbal’ që raporton se mes Gostivarit dhe sulmuesit kanë nisur negociatat finale.
Luis Nani është nga ata pak futbollistë që ka fituar gjithçka në karrierën e tij shumë të gjatë. Ikonë e Manchester United të artë dhe protagonist me Portugalinë në fitimin e Euro 2016, Nani, tani në moshën 37-vjeçare mund të provojë një aventurë të re në Maqedoninë e Veriut.
Pas largimit nga Manchester United në 2015, Nani provoi aventura të ndrysh,e si Fenerbahce, Valencia, Lazio, Orlando, Venezia, Melborune e së fundmi Adana Demirspor në Turqi përpara se të dilte një lojtar i lirë në treg.