Manchesteri mban “frymën”. Derbi mes Manchester Cityt dhe Manchester United do të “paralizojë” gjithë Anglinë, teksa gjithçka do të startojë nnë orën 16:30 në “Etihad Stadium”.
Një duel titanësh, ku spektakli është i garantuar. Një ndeshje që vlen më shumë se 3 pikët, vlen për krenarinë e një qyteti të tërë, ndaj dhe fitorja do të jetë mëse e detyrueshme.
“Qytetarët” luftojnë për kreun dhe nuk dëshirojnë të shkëputen nga Liverpooli, ndërsa nga ana tjetër “Djajtë” ndodhen në vendin e 6-të në klasifikim dhe synojnë fitoren për të tentuar deri në fund një vend që të çon në Europë.
Poll