Një rivalitet i ri ka lindur në merkato. Newcastle dhe Manchester United janë në garë për shërbimet e mbrojtësit të Monaco dhe kombëtares së Francës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin francez, Axel Disasi i cili aktualisht është pjesë e klubit të Monacos. 25-vjeçari shihet si i duhuri nga ekipet e lartpërmendura për të përforcuar repartin e mbrojtjes.
Te dyja ekipet e interesuara po eksplorojnë mbi marrëveshjen, por ende nuk ka oferta. Newcastle do të nisë bisedimet këtë javë, teksa Ten Hag e miratoi Disasin si afrim të mundshëm të kësaj merkatoje.
Lojtari do të ishte i hapur për një lëvizje në Premier League, por pritet dhe fjala e fundit nga Monaco.
[caption id="attachment_699896" align="alignnone" width="1002"] Disasi, Monaco[/caption]