Riyad Mahrez u largua nga Manchester City gjatë kësaj merkatoje vere, teksa u transferua në Arabinë Saudite te skuadra e Al Ahly. Largimi i ti ka lënë një boshllëk te “Qytetarët” të cilët tashmë janë hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues.
Sipas mediave britanike bëhet me dije se drejtuesit janë të prirur për të gjetur një lojtarë me eksperiencë, por që të jetë edhe i ri në moshë, në mënyrë që të sigurojnë krahun e djathtë të mbrojtjes për disa sezone.
Në listë i pari është Jeremy Doku, i cili është pjesë e Rene. Në ligue 1 këtë sezon ka shënuar 7 gola, 4 asiste në 35 ndeshje, ndërsa vlerësohet 28 milionë euro. Një tjetër emër është edhe francezi i Crystal Palace, Michael Olise. Në 37 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 11 asiste.Për Olise Crystal Palace kërkon minimumi 50 milionë euro. Mbetet të shihet se cili do të mund të transferohet te kampionët e Premier League.
[caption id="attachment_702313" align="alignnone" width="2560"] Jeremy Doku/ © Goal.com[/caption]
[caption id="attachment_702314" align="alignnone" width="720"] Michael Olise/ © Credits 90min.com[/caption]