Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Manchester City e ka pezulluar, vijon të thellohet skandali

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City e ka pezulluar, vijon të thellohet skandali

Manchester City e pezualluar përkohësisht mbrojtësin e saj Benjamin Mendy. Lojtari po përballet me një sërë akuzash të cilat po e mbajn larg nga fushat e blerta. Mendy është i përfshirë në 7 akuza për përdhunim, ku dëshmi të reja sa vijnë e shtohen.

Një grua ka treguar se si ka parë dhe dëgjuar një vajzë duke bërtitur "përdhunim, përdhunim" në një festë ku mori pjesë lojtari i Cityt, Benjamin Mendy.

Mbrojtësi i Manchester Cityt akuzohet për vepra të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim. Gjyqi i tij dëgjoi sesi i bashkakuzuari Louis Saha Matturie filloi t'i bërtiste gruas që "të mbyllte gojën" ndërsa policia godiste derën për të prishur tubimin.

Dëshmitaria e ka akuzuar z. Matturie për sulm seksual ndaj saj në vitin 2016. Festa u zhvillua në një apartament në “Chapel Street” pranë qendrës së qytetit të Mançesterit në fund të janarit të vitit të kaluar, tha gruaja në “Chester Croën Court”. Ajo tha se e reja kishte qenë në një dhomë lart me njerëz të tjerë, por ajo nuk e dinte se kush.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga