
Ederson ka fituar çmimin “Portieri më i mirë i Vitit” nga FIFA për vitin 2023. Në Londër po zhvillohet ceremonia, ku portieri brazilian pritej të ishte fitues pasi ndodhej dhe në “Formacionin e Vitit”.
Kujtojmë se me Manchester Cityn, Ederson fitoi gjithçka në vitin 2023 duke plotësuar dhe tripletën e famshme të trofeve. Më parë Guardiola u shpall “Trajneri i Vitit”.
Një mbrëmje për të mos u harruar kjo për Manchester Cityn, që dominonte dhe në “Formacionin e Vitit”. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Haaland do e mbyllë mbrëmjen me suksesin e fundit duke fituar përballë Messit dhe Mbappes si “Lojtari i Vitit”.
Poll