Nemanja Matic nuk do të largohet nga Manchester United. Mesfushori serb ka një kontratë që përfundon në fund të sezonit me klubin anglez, por gjasat që të rinovojë janë të mëdha.
Lojtari nuk dëshiron të largohet dhe në ndeshjet e fundit fitoi një vend titular në formacionin e Solskjaer. Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me agjentin e tij për të zgjatur kontratën e tij edhe për një sezon.
Ofertat për Matic nuk kanë munguar, por dëshira e vetë lojtarit është të qendrojë në Manchester edhe për një tjetër sezon. Shumë shpejt mund të bëhet edhe zyrtarizimi nga klubi për rinovimin me mesfushorin serb.