Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lajmi i fundit/ Ish-futbollisti i Tiranës firmos në Maltë

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Ish-futbollisti i Tiranës firmos në Maltë

Sezonin e fundit Gerald Tusha u aktivizua në radhët e Tërbunit në Kategorinë Superiore, ku ishte dhe kapiten i kësaj skuadre, ndërsa është aktivizuar në karrierën e tij me Tiranën, Partizanin, Dinamon dhe Mamurrasin.

Mesfushori i njohur Gerald Tusha, i cili ka luajtur për të tre klubet e kryeqytetit së fundmi është larguar nga Shqipëria për të provuar një eksperiencë të re jashtë vendit. Ai do të luajë në Maltë, në skuadrën Xaghra United, e cila militon në kategoritë e ulëta të futbollit në vendin ishullor.

Lajmin për "newsport.al" e bëjnë të ditur burime pranë mesfushorit 25-vjeçar, i cili mësohet se ka firmosur për një vit me Xaghra United. Pak ditë më parë drejt futbollit maltez u largua sulmuesi Arbër Dhrami, i cili gjithashtu është aktivizuar me Tërbunin në Kategorinë Superiore një vit më parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga