
Paolo Maldini mbetet stoik dhe i bindur se ka marrë vendimin e duhur duke refuzuar ofertën e Milanit për një post drejtuesi në klub.
“Mora një vendim në tetor dhe e konsideroj të drejtë e të menduar mirë. Kam ende dyshime, mbetet dashuria për këtë skuadër dhe trishtimi për përfundimin e epokës Berluskoni, që e çoi Milanin në majën e botës. Shpresoj të kthehet në ato nivele. Kthimi im? Pata një takim, që nuk shkoi mbarë, por pata fatin të shpreh atë që mendoj”.
Maldini flet edhe për lamtumirën e afërt të Françesko Totit: “Flamujt kanë hije të rëndë, sepse projekti yt duhet të përputhet me atë të klubit. Unë isha titullar deri në fund, pastaj u tërhoqa sepse nuk mund ta pranoja stolin. Një herë e nisa nga stoli në derbi dhe aty e kuptova që nuk mund ta pranoja të luaja me kohë të pjesshme.
– e per fortuna sono entrato nel secondo tempo, quella cosa mi ha fatto capire che non avrei accettato un impiego part-time”.
Maldini ka komplimente për Juventusin: “Nuk është e lehtë të krahasosh epokat, por ky Juventus është skuadra që mbrohet më mirë në Europë. Ashtu si Milani im, Juve bazohet te mbrojtja italiane, por Milani qëndroi për 20 vite në nivele të larta. Bufon mendoj se është portieri më i mirë në histori”.